RRETH NESH

MISIONI

Misioni i Agjencisë së Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut është ta mbështesë zbatimin e politikës energjetike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut duke marrë pjesë në përgatitjen e strategjive energjetike, planeve dhe programeve të zhvillimit, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave dhe përpilimin e raporteve, inkurajimin në futjen e masave për efikasitetin energjetik dhe krijimin e kushteve për shfrytëzimin e rritur të burimeve të rinovueshme të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike.

VIZIONI

Agjencia e Energjetikës pretendon të bëhet institucion nacional qendror për ndjekjen dhe analizimin e efekteve të politikës energjetike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe masave të zbatuara të efikasitetit energjetik dhe shkallën e shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në lidhje me detyrimet e ndërmarra nga komuniteti energjetik.

DETYRAT DHE OBLIGIMET E AGJENCISË SË ENERGJETIKËS

Ligji për energjetikë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 96/2018 dhe 96/2019), Rregullorja për burimet e rinovueshme të energjisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 112/2019), si dhe Propozim-ligji për efikasitetin energjetik, e përcaktojnë pozicionin dhe rolin e Agjencisë së Energjetikës në zbatimin operativ të strategjive nacionale dhe planeve të veprimit në fushën e efikasitetit energjetik dhe burimeve të rinovueshme të energjisë:

  • mbështetja në përpilimin e Strategjisë për Zhvillimin e Energjetikës dhe zbatimin e saj,
  • pjesëmarrja në përpilimin e planeve nacionale të veprimit për efikasitetin energjetik,
  • ndjekja e zbatimit të masave dhe aktiviteteve nga planet e veprimit për efikasitetin energjetik dhe arritjen e qëllimeve indikative, si dhe përpilimin e raporteve vjetore,
  • lëshimi i mendimit të detyrueshëm të programeve komunale për efikasitetin energjetik dhe përpilimin e raportit,
  • grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave për zbatimin e planit të veprimit për efikasitetin energjetik,
  • përpilimi i raporteve vjetore për kontrollet e kryera energjetike,
  • ndjekja e zbatimit të udhëzimit për zbatimin e masave të efikasitetit energjetik në procesin e prokurimeve publike, përkatësisht ndjekja e zbatimit të tij,
  • përzgjedhja e personave juridikë për trajnim dhe dhënien e provimit për kontrolluesit energjetikë, pjesëmarrja në organizimin e trajnimeve, përpilimi i programeve për trajnim dhe pjesëmarrja në përgatitjen e pyetjeve të provimit,
  • mbështetja në përpilimin dhe zbatimin e strategjisë për burime të rinovueshme të energjisë,
  • lëshimi i garancive për origjinën e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe mbajtja e regjistrave përkatës,
  • lëshimi i lejeve për matjen e potencialit të energjisë së erës,
  • regjistrimi në regjistrin e stabilimenteve për prodhimin e energjisë elektrike që shfrytëzojnë burime të rinovueshme të energjisë dhe lëshimi i vërtetimit për përcaktimin e përmbushjes së kushteve dhe fuqisë së instaluar të stabilimenteve për burimet e rinovueshme të energjisë gjatë marrjes së statusit të prodhuesit të autorizuar,
  • ndjekja e politikave për zbatimin e auditit energjetik dhe procesit të certifikimit të karakteristikave energjetike të ndërtesave nëpërmjet mbajtjes së regjistrave, mbikëqyrjes dhe kontrollit të aktiviteteve.
  • Zbatimi i projekteve të donatorëve të huaj në lidhje me efikasitetin energjetik, përkatësisht burimet e rinovueshme të energjisë,
  • Përgatitja e propozimeve për ndryshimet dhe plotësimet e akteve ligjore dhe nënligjore, rregullave dhe standardeve teknike.

Институции