Me kontrollin energjetik të ndërtesave sigurohet:
Agjencia kryen kontroll vjetore të kontrolleve të kryera energjetike të ndërtesave, sipas zgjedhjes së rastësishme dhe në përputhje me parimet e transparencës dhe mosdiskriminimit, nëpërmjet kontrollit të ekzemplarit statistikisht të rëndësishëm dhe përfaqësues të të gjitha kontrolleve të kryera energjetike të ndërtesave. Për këtë qëllim, Agjencia mund të angazhojë në mënyrë përkatëse ekspert të jashtëm të kualifikuar ose person juridik. Nëse Agjencia, në bazë të kontrollit, përcakton që kontrolli i kryer energjetik nuk është kryer në përputhje me Rregulloren për kontrollin energjetik të ndërtesave, parashtron kërkesë për ngritjen e procedurës së kundërvajtjes, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Agjencia, të paktën një herë në tri vjet, shpall thirrje për zgjedhjen e personave juridikë për kryerjen e trajnimeve për kontrolluesit energjetikë të ndërtesave, si dhe për përsosjen e kontrolluesve energjetikë të ndërtesave. Gjithashtu, Agjencia miraton vendim për zgjedhjen e personit juridik për kryerjen e trajnimit dhe përsosjen e kontrolluesve energjetikë të ndërtesave, nëse personi juridik parashtron kërkesë dhe provë për përmbushjen e kushteve më të afërta në lidhje me pajisjet e nevojshme, hapësirat dhe kuadrin e përcaktuar në përputhje me Rregulloren për kontrollet energjetike të ndërtesave. Vendimi i zgjedhjes është i vlefshëm për tri vjet.
Agjencia i përpilon dhe miraton programet për trajnimin dhe përsosjen e kontrolluesve energjetikë të ndërtesave më së voni deri më 31 tetor të vitit në të cilin bëhet zgjedhja e personave juridikë për kryerjen e trajnimeve dhe përsosjen e kontrolluesve energjetikë të ndërtesave. Programet publikohen në faqen e internetit të Agjencisë.
Agjencia mban evidencë të personave të zgjedhur juridikë dhe atë e publikon në faqen e saj të internetit. Personat juridikë nga paragrafi kanë për detyrë ta kryejnë trajnimin dhe përsosjen e kontrolluesve energjetikë të ndërtesave në përputhje me Rregulloren për kontrollet energjetike të ndërtesave dhe Programin për trajnimin dhe Programin për përsosjen e kontrolluesve energjetikë të ndërtesave.
Agjencia e kontrollon cilësinë e kryerjes së trajnimeve dhe përsosjes së kontrolleve energjetike dhe nëse konstaton parregullsi ose mosrespektim të dispozitave të këtij ligji ose Rregullores për kontrollin energjetik të ndërtesave, mund të miratojë vendim që e shfuqizon vendimin për zgjedhjen e personit juridik për kryerjen e trajnimeve ose përsosjen e kontrolluesve energjetikë të ndërtesave. Kundër vendimit të Agjencisë për shfuqizim të vendimit për zgjedhje mund të ngrihet kontest administrativ. Personat juridikë lëshojnë certifikatë për trajnim të përfunduar me sukses për kontrolluesin energjetik të ndërtesave dhe certifikatë për trajnim të përfunduar me sukses për përsosjen e kontrolluesit energjetik të ndërtesave, më së voni deri më 15 ditë pas përfundimit të trajnimit.
Agjencia vendos sistem për verifikimin e certifikatave për karakteristikat energjetike të ndërtesave me qëllim që t’i kontrollojë certifikatat e lëshuara për karakteristikat energjetike të ndërtesave nëpërmjet:
Bartësit e licencave për kryerjen e kontrolleve energjetike të ndërtesave kanë për detyrë t’i dërgojnë certifikatat e lëshuara për karakteristikat energjetike në Agjencinë, më së voni brenda 15 ditësh pas lëshimit të certifikatës.
Agjencia mban regjistër për evidencën e certifikatave për karakteristikat energjetike të ndërtesave dhe mundëson qasje në regjistër, me qëllim që t’i kontrollojë certifikatat për karakteristikat energjetike të ndërtesave, me kërkesë të gjykatës, organit kompetent ose personit që ka interes juridik.
Институции