“ESKO” është shoqëri tregtare, tregtar individ ose personi tjetër juridik që ofron shërbime energjetike ose masa të tjera për të përmirësuar efikasitetin energjetik të shfrytëzuesve të saj dhe që pranon shkallë të caktuar të rrezikut financiar në kryerjen e aktiviteteve, ndërsa pagesa për shërbimet bazohet plotësisht ose pjesërisht në përmirësimin e arritur të efikasitetit energjetik ose arritjes së kritereve të tjera kontraktuese.
Agjencia, pas pëlqimit paraprak të Ministrisë, publikon udhëzime në drejtimet në lidhje me kontratat e shërbimeve energjetike, procedurat dhe dokumentet për përgatitjen dhe fillimin e procedurave për zgjedhjen e ESKO-së nga personat e sektorit publik, dhe veçanërisht nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, udhëzimet në lidhje me përpilimin e studimeve të fizibilitetit dhe studimeve të ngjashme për partneritetin privat publik. Agjencia i publikon udhëzimet në faqen e saj të internetit.
Nëse Agjencia vjen në informatat që operatorët e sistemeve të shpërndarjes ose furnizuesit e energjisë elektrike ose termike dhe gazit natyror ose dhënësit e shërbimeve energjetike e pengojnë ofrimin ose kryerjen e shërbimeve energjetike ose ndonjë masë tjetër për të përmirësuar efikasitetin energjetik të përcaktuar në pajtim me këtë ligj dhe rregullat e miratuara në përputhje me këtë ligj, ose e pengojnë zhvillimin e tregut të shërbimeve energjetike, duke e përfshirë mbylljen e tregut për konkurrentët ose keqpërdorimin me pozitën dominuese në kundërshtim me dispozitat e rregullave të zbatueshme për mbrojtjen e konkurrencës, dërgon njoftim në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës.