EKO DIZAJN + SHËNIMI

Eko dizajni i produkteve paraqet integrimin e kërkesave të mbrojtjes së mjedisit jetësor në dizajnin e produkteve që shfrytëzojnë energji, me qëllim të përmirësimit të performancave që ndikojnë mbi mjedisin jetësor gjatë gjithë kohës së tij.

Qeveria, me propozimin e Ministrisë, miraton dekret me të cilën përcaktohen procedurat, kërkesat gjenerike dhe specifike për eko-dizajnin, kontrollin e brendshëm dhe sistemet e vlerësimit të përshtatshmërisë, kërkesat më të afërta që duhet të përmbushen nga tregtarët, furnizuesit dhe importuesit e produkteve që shfrytëzojnë energji në lidhje me eko dizajnin, si dhe dinamikën dhe afatet e zbatimit të kërkesave të eko dizajnit për produktet që shfrytëzojnë energji.

Furnizuesit dhe tregtarët e produkteve që shfrytëzojnë energji kanë për detyrë të importojnë, vënë në qarkullim dhe / ose vënë në përdorim vetëm produkte që shfrytëzojnë energji ose kanë ndikim mbi konsumin e energjisë që:

  • i përmbushin kërkesat e përcaktuara teknike në lidhje me eko dizajnin në përputhje me dekretin;
  • përshtatshmëria e produkteve konstatohet në procedurën e përcaktuar në përputhje me rregullat për vlerësimin e përshtatshmërisë; dhe
  • produktet janë shënuar në përputhje me dekretin që i përcakton kërkesat e eko dizajnit të grupit përkatës të produkteve.

Институции