Pyetësorët:
Pyetësori për ndriçimin rrugor (në shtojcë)
Anketa për ndërtsa:
Anketa për ndërtsa (në shtojcë)
Modelet për programet komunale dhe planet e veprimit – formularët:
Formulari për programin komunal trevjeçar (në shtojcë)
Formulari për planin njëvjeçar të veprimit (në shtojcë)
Formulari i studimit para fizibilitetit për ndriçimin publik (në shtojcë)
Ndërtesat të cilat janë në pronësi dhe shfrytëzohen nga personat e sektorit publik në nivelin shtetëror duhet t’i përmbushin kërkesat minimale për karakteristikat energjetike të ndërtesave të përcaktuara në përputhje me këtë ligj dhe rregullat e miratuara në përputhje me Ligjin për efikasitetin energjetik.
Personat nga sektori publik kanë për detyrë ta ndjekin dhe ta menaxhojnë konsumin e energjisë në ndërtesat ose njësitë e ndërtimit, në të cilat e kryejnë veprimtarinë në mënyrën në të cilën realizohet kursimi i energjisë, si dhe t’i zbatojnë masat e përcaktuara për përmirësimin e efikasitetit energjetik për të cilat janë përgjegjës në përputhje me NAPEE, programet dhe planet vjetore.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale gjithashtu kanë për detyrë ta ndjekin dhe ta menaxhojnë konsumin e energjisë në ndriçimin publik në mënyrën në të cilën realizohet kursimi i energjisë.
Me qëllim të përmbushjes së detyrimeve, Agjencia e vendos dhe e mirëmban Sistemin e informatave.
Институции