ЕEFIKASITETI ENERGJETIK TE TREGTARËT E MËDHENJ

1. DETYRIMET E TREGTARËVE TË MËDHENJ TE TREGTARËT E MËDHENJ

Detyrimet e tregtarëve të mëdhenj për kontrollin e detyrueshëm energjetik të përcaktuara me Ligjin për efikasitetin energjetik:

Të gjithë tregtarët e mëdhenj kanë për detyrë të kryejnë kontroll energjetike çdo katër vjet, në përputhje me dispozitat e Ligjit për efikasitetin energjetik dhe Rregulloren për kontrollin energjetik të tregtarëve të mëdhenj.

Me kontrollet e detyrueshme energjetike të tregtarëve të mëdhenj sigurohet:

  • vlerësimi dhe shfrytëzimi i mundësive për zvogëlimin e konsumit të energjisë në ndërtesat, stabilimentet (ndihmëse) e lidhura, pajisjet dhe proceset industriale;
  • përcaktimi i kursimeve të realizuara si rezultat i zbatimit të masave për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe kursimit të energjisë; dhe
  • zvogëlimi i emisioneve të materieve të dëmshme në mjedis.

Kontrollin energjetik e kryejnë:

  • kontrolluesit e jashtëm dhe të autorizuar energjetikë të tregtarëve të mëdhenj, në bazë të marrëveshjes ndërmjet tregtarit të madh dhe bartësit të licencës për kryerjen e kontrollit energjetik të tregtarëve të mëdhenj; ose
  • kontrolluesit e autorizuar energjetikë të tregtarëve të mëdhenj, të cilët janë të punësuar në tregtarin e madh.

Tregtarët e mëdhenj nuk kanë detyrim të kryejnë kontroll energjetik nëse:

  • kanë zbatuar sistem të menaxhimit me energjinë ose menaxhimit me mjedisin jetësor të certifikuar nga trupi i akredituar i vlerësimit të përshtatshmërisë në përputhje me Ligjin për akreditim, i cili është në përputhje me standardet përkatëse evropiane ose ndërkombëtare (ISO), me kusht që sistemi i menaxhimit të përfshijë kontrollin energjetik që i përmbush kërkesat më të afërta të përcaktuara me Rregulloren për kontrollin energjetik të tregtarëve të mëdhenj; ose
  • kontrolli energjetik zbatohet si pjesë e sistemit të menaxhimit me mjedisin jetësor në kuadër të lejes së integruar ekologjike të lëshuar në përputhje me rregullat në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, nëse kontrolli energjetik i përmbush kërkesat më të afërta të përcaktuara me Rregulloren për kontrollin energjetik të tregtarëve të mëdhenj.

Tregtarët e mëdhenj, brenda 30 ditëve nga dita e kryerjes së kontrollit energjetik, kanë për detyrë ta dërgojnë raportin nga kontrolli i kryer energjetik në Agjencinë, së bashku me të dhënat të cilat janë shfrytëzuar gjatë përpilimit të raportit.

Në rastet kur nuk janë të detyruar të kryejnë kontroll energjetik, tregtarët e mëdhenj kanë për detyrë në Agjencinë ta dërgojnë certifikatën përkatëse, lejen e integruar ekologjike dhe dokumentacionin tjetër që konfirmon se sistemi i vendosur i përmbush kërkesat e kontrollit energjetik të përcaktuara me Rregulloren për kontrollin energjetik të tregtarëve të mëdhenj, brenda 30 ditëve nga lëshimi i certifikatës përkatëse ose lejes së integruar ekologjike.

Nëse përmbushen kërkesat e përcaktuara në përputhje me Rregulloren për kontrollin energjetik të tregtarëve të mëdhenj, Agjencia, brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të dokumentacionit përkatës, lëshon vërtetim për përmbushjen e detyrimit të tregtarëve të mëdhenj nga ky nen.

Agjencia mban evidencë për raportet e dërguara për kontrollin e kryer energjetik, si dhe për vërtetimet e lëshuara.

 

2. KRYERJA E KONTROLLIT ENERGJETIK TE TREGTARËT E MËDHENJ

Agjencia kryen kontroll vjetore të kontrolleve të kryera energjetike të tregtarëve të mëdhenj, sipas zgjedhjes së rastësishme dhe në përputhje me parimet e transparencës dhe mosdiskriminimit, nëpërmjet kontrollit të ekzemplarit statistikisht të rëndësishëm dhe përfaqësues të të gjitha kontrolleve të kryera energjetike nga tregtarët e mëdhenj. Për këtë qëllim, Agjencia mund të angazhojë në mënyrë përkatëse ekspert të jashtëm të kualifikuar ose person juridik.

Nëse Agjencia, në bazë të kontrollit, përcakton se kontrolli energjetik nuk është kryer në përputhje me Rregulloren për kontrollin energjetik të tregtarëve të mëdhenj, parashtron kërkesë për ngritjen e procedurës së kundërvajtjes, në përputhje me dispozitat e Ligjit për efikasitetin energjetik.

 

3. TRAJNIMET E KONTROLLUESVE ENERGJETIKË TË TREGTARËVE TË MËDHENJ

Agjencia, të paktën një herë në tri vjet, shpall thirrje për zgjedhjen e personave juridikë për kryerjen e trajnimeve për kontrolluesit energjetikë të tregtarëve të mëdhenj, si dhe për përsosjen e kontrolluesve energjetikë të tregtarëve të mëdhenj.

Agjencia miraton vendim për zgjedhjen e personit juridik për kryerjen e trajnimit dhe përsosjen e kontrolluesve energjetikë të tregtarëve të mëdhenj, nëse personi juridik parashtron kërkesë dhe provë për përmbushjen e kushteve më të afërta në lidhje me pajisjet e nevojshme, hapësirat dhe kuadrin e përcaktuar në përputhje me Rregulloren për kontrollet energjetike të tregtarëve të mëdhenj. Vendimi i zgjedhjes është i vlefshëm për tri vjet.

Agjencia i përpilon dhe miraton programet për trajnimin dhe përsosjen e kontrolluesve energjetikë të tregtarëve të mëdhenj më së voni deri më 31 tetor të vitit në të cilin bëhet zgjedhja e personave juridikë për kryerjen e trajnimeve. Programet publikohen në faqen e internetit të Agjencisë.

Agjencia mban evidencë të personave të zgjedhur juridikë për kryerjen e trajnimit dhe përsosjen e kontrolluesve energjetikë të tregtarëve të mëdhenj dhe atë e publikon në faqen e saj të internetit.

Personat juridikë kanë për detyrë ta kryejnë trajnimin dhe përsosjen e kontrolluesve energjetikë në përputhje me Rregulloren për kontrollet energjetike të tregtarëve të mëdhenj dhe Programin për trajnimin dhe Programin për përsosjen e kontrolluesve energjetikë të tregtarëve të mëdhenj.

Agjencia e kontrollon cilësinë e kryerjes së trajnimeve dhe përsosjes së kontrolleve energjetike dhe nëse konstaton parregullsi ose mosrespektim të dispozitave të këtij ligji ose Rregullores për kontrollin energjetik të tregtarëve të mëdhenj, mund të miratojë vendim që e shfuqizon vendimin për zgjedhjen e personit juridik për organizimin e trajnimit të kontrolluesve energjetikë të tregtarëve të mëdhenj.

Kundër vendimit të Agjencisë për shfuqizim të vendimit për zgjedhje mund të ngrihet kontest administrativ.

 

4. VËRTETIMI PËR PËRMBUSHJEN E DETYRIMIT TË TREGTARËVE TË MËDHENJ

 

5. BARTËSIT E LICENCËS PËR KRYERJEN E KONTROLLIT ENERGJETIK TE TREGTARËT E MËDHENJ

Licencën për të kryer kontroll energjetik të tregtarëve të mëdhenj mund ta marrë tregtari individ ose personi juridik që ka të punësuar të paktën një person i cili ka autorizimin e kontrolluesit energjetik të tregtarëve të mëdhenj. Licenca lëshohet në bazë të kërkesës së parashtruar në Ministrinë e Ekonomisë, së cilës i bashkëngjitet dokumenti për veprimtarinë e regjistruar dhe prova për kontrolluesin e punësuar dhe të autorizuar energjetik.

Bartësi i licencës ka për detyrë, më së voni deri më 31 janar të vitit rrjedhës, në Agjenci të dërgojë raport vjetor për kontrollet e kryera energjetike në vitin kalendarik paraprak, të cilit i bashkëngjit të gjitha raportet e veçanta për kontrollet e kryera energjetike për periudhën raportuese.

Në bazë të këtyre raporteve vjetore, Agjencia përpilon raport vjetor në lidhje me kontrollet e kryera energjetike të tregtarëve të mëdhenj gjatë vitit kalendarik paraprak dhe atë e dërgon në Ministrinë më së voni deri më 31 mars të vitit rrjedhës.

Институции